Çfarë turpi! Brazili shkatërrohet nga Gjermania

Gjermania e Joackim Low ka shkatërruar mbrëmjën e djeshme Brazilin e Scolarit me rezultatin 7-1. Nuk ju desh shumë tifozëve të Gjermanisë, për të pritur golin e parë, por vetëm 10 minuta, Thomas Mueller shënoi golin e hapjes së ndeshjes më të përfolur të këtij botërori. Sulmuesi gjerman Miroslav Klose shënoi golin e dytë për

Gjermania e Joackim Low ka shkatërruar mbrëmjën e djeshme Brazilin e Scolarit me rezultatin 7-1.

Nuk ju desh shumë tifozëve të Gjermanisë, për të pritur golin e parë, por vetëm 10 minuta, Thomas Mueller shënoi golin e hapjes së ndeshjes më të përfolur të këtij botërori.

Sulmuesi gjerman Miroslav Klose shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke shënuar kështu golin e 16 në ndeshjet e Kupës së Botës, një gol më shumë se Ronaldo.

Por Gjermania nuk u mjaftua me kaq, Toni Kros shënoi dy gola brenda dy minutave në minutën e 24 dhe atë të 26, duke shkaktuar dramë në stadium.

“Pancerat” nuk u kënaqën me kaq. Ata u treguan të pamëshirshëm gjatë shënimit të golit të 5 nga Kedira në minutën e 29 pas kombinimeve të jashtëzakonshme jashtë zonës, duke lënë inekzistent portierin Cesar.

Pjesa e dytë ishte akoma më emocionuese pasi, shpresat e brazilianëve për të thyer rezultatin morën fund me shënimin e 2 golave nga mesfushori Andre Schuerrle, në minutën e 69 dhe në minutën 79’ në të cilën shënoi golin e dytë personal dhe të 7-in triumfues për ekipin e Gjermanisë.

Golin e nderit për “Selecaon” e shënoi Oscar i cili për të ishte goli i dytë në këtë botëror.

Finalistja tjetër do të përcaktohet sonte në mbrëmjë në ndeshjën midis Hollandës dhe Argjentinës së Messit.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar