Shuhet ikona e futbollit, Alfredo Di Stefano

Presidenti nderit të Realit tëMadridit dhe ikona e futbollit botëror humbi një prej njerëzve më të shquar. Legjenda e futbollit spanjoll dhe atij argjentinas u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare në spitalin e “Gregorio Maranon” duke mos e fituar këtë herë dot ndeshjen e tij me jetën. Di Stefano ishte shtruar me urgjencë

Presidenti nderit të Realit tëMadridit dhe ikona e futbollit botëror humbi një prej njerëzve më të shquar. Legjenda e futbollit spanjoll dhe atij argjentinas u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare në spitalin e “Gregorio Maranon” duke mos e fituar këtë herë dot ndeshjen e tij me jetën.

Di Stefano ishte shtruar me urgjencë të shtunën në spitalin e kryeqytetit spanjoll pasi kishte pësuar një tjetër arrest kardiak, i disati në këto 9 vitet e fundit.

Di Stefano, që konsiderohet nga të gjithë si futbollisti më i rëndësishëm i historisë së “Los Blancos” ishte lideri i Realit të famshëm të viteve 50-të, me të cilin fitoi 5 Uefa Champions League dhe u shpall dy herë fitues i “Topit të Artë”.

I lindur më 4 korrik në Buenos Aires, mbërriti në Spanjë te Reali në vitin 1953 duke pasur një përvojë tetë vjeçare mbi fushat e gjelbërta dhe magjepsi menjëherë tifoz madrilenë me shpërthimet e tij, aq sa mori dhe nofkën e “shigjetës së argjendtë” për shkak dhe të ngjyrës së tij të flokëve.

Me Realin, përveç pesë Champions, duke qënë i vetmi bashkë me Genton në një sipërmarrje të tillë të jashtëzakonshme, ai fitoi gjithashtu dhe nëntë tituj përpara te Espanjoli në 1964 ku luajti për dy vjet duke mbyllur përfundimisht dhe karrierën e tij futbollistike.

Di Stefano, më 5 nëntor të vitit 2000 u emërua në postin e presidentit të nderit të Realit të Madridit dhe në vitin 2003 u shpall nga Familja Mbretërore dhe Federata Spanjolle, si lojtari më i madh spanjoll i të gjitha kohërave pavarësisht se origjina e tij ishte argjentinase.

Në nder të tij, Reali e ka quajtur impiantin ku stërvitet me emrin e “Stadiumi Alfredo Di Stefano”. Për tifozët e Realit, për klubin por dhe për botën e futbollit largohet një gjigant i lojës, një nga ata që anglezët preferojnë ta etiketojnë si “xhentëlmenët e futbollit”.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar