Revista shkencore “LiveScience”, duke u bazuar në studimet e fundit të universiteteve më të njohura në botë, si Harvard dhe Wisconsin jep këshillat e mjekësisë moderne për mbrojtjen e shëndetit nga rrezet ultravjollcë. Gjatë stinës së nxehtë të verës, padyshim që mund të shfaqen edhe probleme në lëkurën tuaj. Revista shkencore LiveScience shtron për lexuesit
Revista shkencore “LiveScience”, duke u bazuar në studimet e fundit të universiteteve më të njohura në botë, si Harvard dhe Wisconsin jep këshillat e mjekësisë moderne për mbrojtjen e shëndetit nga rrezet ultravjollcë. Gjatë stinës së nxehtë të verës, padyshim që mund të shfaqen edhe probleme në lëkurën tuaj.
Revista shkencore LiveScience shtron për lexuesit disa pyetje mbi lëkurën e djegur nga nxehtësia e verës dhe përgjigjet për problemet e papritura që mund të shkaktohen nga dielli i nxehtë, si; lëkura e nxirë e trupit, problemet me fytyrën etj. LiveScience jep disa këshilla për parandalimin e kancerit të lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Përsëriteni aplikimin e kremit pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit.
Përdorimi i kapeles është gjithashtu shumë i dobishëm ghatë kësaj stine, duke i bërë hije fytyrës. Mbroni sytë që të ndaloni kataraktet e mundshme në jetë, duke përdorur syze 99-100 për qind me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Gjithashtu, revista këshillon nënat, që të kenë kujdes për fëmijët poshtë moshës një vjeç, duke i mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë e ndjeshme.
Rreziku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen, ose raste të goditjeve nga dielli është shumë e lartë. Mbajini fëmijët larg diellit dhe vishini me rroba, të cilat i mbulojnë këmbët e duart. Një kapele me vrima është shumë e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit, nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda në hije gjatë këtyre orëve.
/ Izabela Zavalani /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *