Miratohet ligji antiduhan

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin “antiduhan”,ndërsa deputetët Pandeli Majko,Blendi Klosi dhe Ulsi Manja e kanë abstenaur ligjin dhe kanë qenë të shumta debatet gjatë mbledhjes së komisionit. Deputeti i LSI-së,Petrit Vasili tha se thelbi i ligjit nuk është vjelja e gjobave por ai tha se “Problemi kryesor ka qënë se nese do

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin “antiduhan”,ndërsa deputetët Pandeli Majko,Blendi Klosi dhe Ulsi Manja e kanë abstenaur ligjin dhe kanë qenë të shumta debatet gjatë mbledhjes së komisionit.

Deputeti i LSI-së,Petrit Vasili tha se thelbi i ligjit nuk është vjelja e gjobave por ai tha se “Problemi kryesor ka qënë se nese do të bëj vendi ynë ambjente të vecanta për duhan pirjen? Kjo pyetje s’ka përgjigje.Ku do të orientohet veprimi dhe se ku do të veprojë? Mund të jenë gjobat të ulta por vjelja e tyre mund të jetë efektive.Gjobat e larta s’japin zgjidhje për mua ,ambientet e diferencuara janë mjaftë të rëndësishme dhe kjo kërkon një përgjigje por le të shpresojmë që decentralizimi i inspektoriateve do të shërbejpor duket në eksperiment i dështuar ka thënë deputeti Vasili.

Ndërsa deputeti i PS-së Pandeli Majko tha se ky ligj nuk ka për të funksionuar dhe ka për të dështuar.Sipas tij ky ligj ka prodhuar korrupsion duke i vënë gjoba lokaleve.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve ,Fatmir Xhafa ka thënë se ky ligj ka nevojë që të përmirësohet por këto i bën komisioni përgjegjës.

/ Ariana Saraçi /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar