Çmim me emrin e Rona Nishliut në Eurovision Song Contest!

Të gjithë e mbajmë mend përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovisionin e 2012, Rona Nishliu me këngën Suus. Klithmat dhe potenciali artistik i vokalit të fuqishëm të Ronës  e cila la gjurmët e saja në festivalin më të madh të muzikës Evropiane në vitin 2012, e që u rendit e pesta ka bërë që faqja Wiwiblogs

Të gjithë e mbajmë mend përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovisionin e 2012, Rona Nishliu me këngën Suus.

20140701221510193600

Klithmat dhe potenciali artistik i vokalit të fuqishëm të Ronës  e cila la gjurmët e saja në festivalin më të madh të muzikës Evropiane në vitin 2012, e që u rendit e pesta ka bërë që faqja Wiwiblogs të jap çmim me emrin e Ronës. Çmimi Rona Nishliu Award For Best Live Vocals, është njëri nga dhjetra çmime të krijuara nga  blogu më referencial mbi Eurovisionin. Çmimi është krijuar që në vitin 2012, viti ku të gjithë u befasuan me prezantimin e Shqipërisë, e mbi të gjitha renditja në vendin e pestë, është një rekord që nuk po kalohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë. Ky blog është krijuar për të dhënë sa më shumë informacione rreth festivalit Evropian por jep dhe çmime ndaj artitëve sipas kategorive.

Këtë vit këtë çmim e ka marrë përfaqësusesja e Spanjës Ruth Lorenzo, e cila u prezantua me baladën e saj, Dancing in the rain.

ruth-lorenzo-eurovision-530

 

Në rrjetin social Rona Nishliu shkruan,” Shumë këndshëm! wiwiblogs paskan krijuar që prej dy vitesh çmimin për nder të performancës sime në Eurovision ’12  Tani e tutje çdo këngëtarë me performancë të fuqishme vokale shpërblehet me çmimin Rona Nishliu Award for Best live Vocal (Çmimi Rona Nishliu për Performancën më të mirë Vokale Live) Faleminderit WIWI – JU DUA.

2014-07-03 02_28_28-Rona Nishliu

Linku me shkrimin në blogun, http://wiwibloggs.com/2014/07/01/ruth-lorenzo-wins-best-live-vocals/54226/

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar