Vetë siguria që duhet të ketë individi e ndihmon atë që të ecë përpara, pa pasur nevojë që të lodhet shumë. Kur ju ndjeheni të lumtur në brendësi, duhet të tregohet dhe në pjesën e jashtme, kështu që është me vlerë që të marri kohë për të reflektuar mbi gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse ju jeni
Vetë siguria që duhet të ketë individi e ndihmon atë që të ecë përpara, pa pasur nevojë që të lodhet shumë. Kur ju ndjeheni të lumtur në brendësi, duhet të tregohet dhe në pjesën e jashtme, kështu që është me vlerë që të marri kohë për të reflektuar mbi gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse ju jeni duke luftuar me besimin tuaj, ose thjesht dëshiron për të maksimizuar potencialin tuaj, ju jeni në vendin e duhur – lexoni këshillat e ekspertëve se si të jetë i sigurt.
Ji vetvetja
Mënyra më e mirë për të qenë të sigurt, është që të pranosh veten e të ndiesh komod për atë çfarë ti pëlqen të bësh, apo çfarë ti mendon për gjithçka që të rrethon. Kjo mund të tingëllojë e dobët, por çelësi i lumturisë së brendshme me të vërtetë është që të jesh vetvetja. Nëse personi arrin në pikën që ndihet i lumtur vetë dhe i sigurt, siguria e tij do të transmetohet dhe tek të tjerët. Një shprehje thotë:” Më mirë të jesh vetvetja, sesa një kopje e shëmtuar e dikujt tjetër”. Të tjerët do respektojnë atë që ju do paraqisni tek ata.
Vetëm ju mund të ndihmoni veten
Ngjarje ose situata të ndryshme mund të jenë shumë sfiduese për ju, e që mund të kërkoni ndihmë nga të tjerët. Më e mira që të ndieni të sigurt për atë që do të thoni më vonë është që të dilni vetë nga situatat e krijuara. Mund të jetë e vështirë por nëse kërkoni nevojë te të tjerët mund të mësoheni me idenë se të tjerët duhet t’iu ndihmojnë gjithmonë e që ju mund të qëndroni indiferent dhe pasiv ndaj probleme që mund të keni. Më e mira që të ndiheni të sigurt, gjithmonë problemet zgjidheni vetë, por nëse keni nevojë për ndihmë nga miqtë i kërkoni atyre vetëm këshilla.
Qëndro pozitiv
Mund të jetë e vështirë që të jeni gjithmonë pozitiv kur përballë keni persona që ju shqetësojnë dhe që ju bëjnë të ndiheni keq. Gjithsesi ju duhet që të jeni gjithmonë pozitiv dhe ti shikoni gjërat vetëm nga ana pozitive sepse jo vetëm që do të ndiheni të sigurt por dhe do influenconi pozitivisht dhe tek të tjerët.
Dhuro respekt dhe dashuri
Që të ndiheni mirë vetë dhe të sigurt, ju duhet që të dhuroni respekt tek të tjerët në mënyrë që prej atyre ju kthehet vetëm ndjenja pozitive dhe motivuese që ju të ndiheni të sigurt.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *