CEZ-i zgjidh mosmarrëveshjen me Shqipërinë

CEZ-i dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje dhe kjo do t’i mbyllë të gjithë proceset gjyqësore midis tyre. Marrëveshja erdhi pas ndërmjetësimit nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë së Vjenës me në krye zv/drejtorin Dirk Buschle. Negociatat për marrëveshjen janë bërë në ambientet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë të Austrisë. Zoti

CEZ-i dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje dhe kjo do t’i mbyllë të gjithë proceset gjyqësore midis tyre.

Marrëveshja erdhi pas ndërmjetësimit nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë së Vjenës me në krye zv/drejtorin Dirk Buschle. Negociatat për marrëveshjen janë bërë në ambientet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë të Austrisë.

Zoti Gjiknuri bëri të ditur se “marrëveshja miqësore” mbi zgjidhjen e kontratës parashikon “transferim të menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar” dhe se pala çeke heq dorë nga kërkimi i 203 milionë eurove dëmshpërblim.

Ministri shtoi gjithashtu, se shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke merr përsipër t’i paguajë 87.1 milionë euro CEZ-it, që përfaqësojnë kreditë e marra dhe shumat e faturuara nga CEZ-i. Shuma do të paguhet deri në vitin 2018 dhe bashkë me interesat shkon në 95 mln euro.

Kjo marrëveshje, është shprehur z.Gjiknuri, do të hapë rrugë për investime në fushën e energjisë.

 \Shkëndije Çurri\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar