Tani çdo celular duhet të regjistrohet

Përdoruesit e telefonave celularë duhet të regjistrojnë aparatët e tyre. Nuk bëhet fjalë për kartën SIM, regjistrimi i të cilave po zbatohet nën mbikeqyrjen e AKEP, por për aparatët celularë. Vendimi përcakton regjistrimin e veçantë për aparatët celularë. Çdo individ, që ka në përdorim një apo më shumë celularë, duhet t’i regjistrojë ata me anë të

Përdoruesit e telefonave celularë duhet të regjistrojnë aparatët e tyre. Nuk bëhet fjalë për kartën SIM, regjistrimi i të cilave po zbatohet nën mbikeqyrjen e AKEP, por për aparatët celularë.

Vendimi përcakton regjistrimin e veçantë për aparatët celularë. Çdo individ, që ka në përdorim një apo më shumë celularë, duhet t’i regjistrojë ata me anë të një kodi 15-shifror, i cili është unik.

Për ata që kanë në përdorim një aparat dhe e regjistrojnë  brënda 90 ditëve nga hapja e procesit, regjistrimi është falas. Për ato që shkelin këtë afat, tarifa është 500 lekë  dhe kjo vlen edhe për ata që do të blejnë në vijim një aparat celular, pas përfundimit të procesit.

Kjo në një farë mënyre legjitimon një taksë të re për celularët e rinj që hyjnë në treg. Regjistrimi nuk përfshin vetëm ata që do të importojnë, shesin apo blejnë një celular, por të gjithë ata që kanë në përdorim një aparat celular.

/Suzana Gjeleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar