Shumë shpesh fëmijët nuk kanë marrëdhënie të mirë me ushqimin, sidomos kur bëhët fjalë për një lloj të ri ushqimi. Për të arritur që fëmijët ta dashurojnë çdo lloj ushqimi duhet të ndiqni disa hapa. 1-Zbulo shije të reja Gatuaj çdo ditë ushqime me shije të ndryshme dhe përpiquni që fëmijët t’i provojnë. 2-E gjithë
Shumë shpesh fëmijët nuk kanë marrëdhënie të mirë me ushqimin, sidomos kur bëhët fjalë për një lloj të ri ushqimi.
Për të arritur që fëmijët ta dashurojnë çdo lloj ushqimi duhet të ndiqni disa hapa.
1-Zbulo shije të reja
Gatuaj çdo ditë ushqime me shije të ndryshme dhe përpiquni që fëmijët t’i provojnë.
2-E gjithë familja duhet të ketë në pjatë të njëjtin lloj ushqimi
Fëmijët janë të prirur të imitojnë të rriturit, kjo nuk përjashton as ushqimin.
3-Tavolina duhet të jetë e mirëarreduar dhe e kënaqshme për syrin
Një tavolinë e shtruar me shije dhe e bukur për syrin i tërheq fëmijët që të ulen në të.
4-Orari i të ngrënit është shumë i rëndësishëm
Të hash në orar është kulturë që duhet ta ketë çdo familje sepse kjo bën që të gjithë të mblidhen bashkë.
5-Prezenca e televizorit duhet te jetë zero
Në orarin e ngrënies televizori dhe çdo mjet tjetër, që tërheq vëmendjen e fëmijëve nuk duhet të jenë prezent.
6-Merrini fëmijët me vete kur bëni pazar
Lërini fëmijët që gjatë pazarit t’i zgjedhin vetë frutat dhe perimet, kjo i bën ata të jenë më afër ushqimeve.
7-Lërini të gatuajnë bashkë me ju
Mënyra si gatuani është një pjesë e rëndësishme që i jep vlerë shijes së ushqimeve. Lërini fëmijët ta provojnë ndjesinë e të gatuarit, kjo do ti bëjë ata që patjetër të hanë nga ajo që kanë gatuar.
\Shkëndije Çurri\
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *