Festë dhe akuza në 1-vjetorin e fitores së socialistëve

Mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste festoi nje vjetorin e fitores së saj ndaj të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit të  2013-ës. Nëpër njësi vendore të  ndryshme është  festuar dhe hedhur valle. Ajo që ka rënë në sy është  përjetimi i veçantë  i festës nga dy deputetët e PS-së, Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti. Deputetët

Mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste festoi nje vjetorin e fitores së saj ndaj të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit të  2013-ës.

Nëpër njësi vendore të  ndryshme është  festuar dhe hedhur valle. Ajo që ka rënë në sy është  përjetimi i veçantë  i festës nga dy deputetët e PS-së, Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti. Deputetët kanë hedhur valle edhe pse në përditshmërinë e tyre i shohim gjithmonë seriozë.

Ndërkohë që e majta festoi dhe hodhi valle, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se e majta gjatë një viti nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë.

Basha është shprehur që e majta me në krye Kryeminstrin Edi Rama duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar dhe jo t’i japë medalje ministrave të tij. Këtu Basha i referohet medaljes që iu dha Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në lidhje me Lazaratin.

“E vemtja gjë me vend që tha, është që nuk keni parë asgjë akoma. Dhe kjo është e vërtetë. Me Edi Ramën kryeministër gjërat do të shkojnë e po shkojnë keq e më keq”, deklaroi Basha.

/ Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar