Shqipëria pret me ankth vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për dhënien e statusit. Këshilli i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg dhe pritet, që në unanimitet votash Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama është entuziast dhe po pret një vendim pozitiv nga kjo mbledhje. “Dhjetor ‘90
Shqipëria pret me ankth vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për dhënien e statusit. Këshilli i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg dhe pritet, që në unanimitet votash Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama është entuziast dhe po pret një vendim pozitiv nga kjo mbledhje.
“Dhjetor ‘90 në fillimrrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat”, shkruan Rama në Twitter.
Pas mbështetjes nga Franca për pro janë edhe Hollanda, Spanja dhe Lituania.
Ministri i jashtëm lituanez u shpreh pozitiv për dhënien e statusit Shqipërisë .
Deputetja hollandeze Marit Maij thotë se vendi saj do t’i japë “po” statusit për Shqipërinë, gjithashtu kreu i diplomacisë spanjolle konfirmoi mundësinë e një “po”-je.
Vendimi për statusin duhet të jetë unanim sepse penalizohet edhe për një votë kundër.
\Shkëndije Çurri\
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *