Mungesa e plazheve publike

Bizneset vazhdojnë të kenë ende nën kontroll të gjithë pjesën e plazhit më të frekuentuar nga banorët, Gjirin e Lalëzit, duke mos rezervuar asnjë hapësirë publike për qytetarët. Mesa duket vendimi i qeverisë për shtimin e hapësirave publike në mënyrë proporcionale me ato private nuk po zbatohet edhe pse Ministria e Turizmit ka deklaruar se

Bizneset vazhdojnë të kenë ende nën kontroll të gjithë pjesën e plazhit më të frekuentuar nga banorët, Gjirin e Lalëzit, duke mos rezervuar asnjë hapësirë publike për qytetarët.

Mesa duket vendimi i qeverisë për shtimin e hapësirave publike në mënyrë proporcionale me ato private nuk po zbatohet edhe pse Ministria e Turizmit ka deklaruar se do të monitorojë proçesin.

Përveç pak subjekteve që lejojnë pushuesit të hapin çadrat e tyre në vendin bosh, pas shezlloneve të prenotuar pjesa tjetër e plazhit është e rrethuar duke u vënë në dispozicion vetëm të atyre që paguajnë.

“Gjithmonë paguajmë, duhet të ketë hapësira publike që të vëmë çadrën tonë. Këtu çadra të ngelet në makinë, unë jam me çadrën time. S’më ka penguar njeri. Plazhi duhet të jetë publik, ka njerëz që nuk mund të paguajnë 400 lekë për shezlon”, thonë pushuesit.

Siç duket vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton qartë se 20 % e plazheve duhet të jenë publike duket i vështirë për t’u zbatuar.

/Luljeta Halimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar