Jo të gjithë në Lazarat kanë mbjellë hashash. Të paktën 40 familje rezultojnë që nuk kanë mbjellur asnjë rrënjë dhe nuk u është gjetur asnjë armë e municion në shtëpi. Siç raporton Panorama, këto familje janë besimtarë të devotshëm myslimanë. Ata nuk e kanë mbjellë hashashin pasi nuk ua lejon feja. “Nuk u kemi gjetur
Jo të gjithë në Lazarat kanë mbjellë hashash. Të paktën 40 familje rezultojnë që nuk kanë mbjellur asnjë rrënjë dhe nuk u është gjetur asnjë armë e municion në shtëpi.
Siç raporton Panorama, këto familje janë besimtarë të devotshëm myslimanë. Ata nuk e kanë mbjellë hashashin pasi nuk ua lejon feja.
“Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera,” tha një prej oficerëve të policisë.
Ndërkohë një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e re, ka preferuar të jetojë në një banesë modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar babai.
Arsyeja: Është e ndërtuar me paratë e drogës.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *