Gjashtë ditë aksion, Policia vë nën kontroll Lazaratin

Pas pesë ditësh aksion policia arriti të hynte dje në brendësi të Lazaratit, duke vendosur kontrollin e plotë të fshatit. Nga dita e djeshme nuk ka më të shtëna mes personave të armatosur dhe forcave të policisë. Ata që qellonin janë larguar nga fshati ndersa banorët e tjerë lejuan policinë të vijojë kontrollet në banesat

Pas pesë ditësh aksion policia arriti të hynte dje në brendësi të Lazaratit, duke vendosur kontrollin e plotë të fshatit. Nga dita e djeshme nuk ka më të shtëna mes personave të armatosur dhe forcave të policisë.

Ata që qellonin janë larguar nga fshati ndersa banorët e tjerë lejuan policinë të vijojë kontrollet në banesat e tyre. Fshati është i mbuluar nga një re tymi si paasojë e djegies së kanabisit nga vetë banorët.

Forcat RENEA dhe FNSH kanë nën kontroll lazaratin dhe po vazhdojnë kërkimet për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe më pas asgjësimin e tyre. Po ashtu po punohet dhe për gjetjen dhe kapjen e personave që qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit.

Nga kontrollet e deritanishme janë sekuestruar sot 1 antitank, 1 mitroloz dhe një sasi e madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi Telha Ramazan Gjyli pas gjetjes së 590 fishekëve dje në banesën e tij.

ggg

Gjatë këtyre gjashtë ditëve strukturat e Policisë së Shtetit  kanë asgjësuar mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe rreth 81.300 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë. Gjithashtu  gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe 4 laboratorë, nga të cilët 2 të përpunimit të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit. Njëherazi policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu.

Deri tani janë kontrolluar mbi 130 banesa dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të lëndëve narkotike, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar