Aleksandër Arvizu mbështet aksionin në Lazarat dhe bën thirrje që të vazhdohet me dënimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Ambasadori i SHBA-së tha se ai ka kontaktuar vazhdimisht me ministrin e Brendshëm Tahiri dhe me Drejtorin e Policisë Artan Didi gjatë këtyre ditëve. “Ne mbështesim fort veprimet e ndërmarra nga zbatuesit e
Aleksandër Arvizu mbështet aksionin në Lazarat dhe bën thirrje që të vazhdohet me dënimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ambasadori i SHBA-së tha se ai ka kontaktuar vazhdimisht me ministrin e Brendshëm Tahiri dhe me Drejtorin e Policisë Artan Didi gjatë këtyre ditëve.
“Ne mbështesim fort veprimet e ndërmarra nga zbatuesit e ligjit. Lazarati ka qenë problem për vite të tëra dhe jemi shumë të inkurajuar që qeveria ka vendosur të veprojë. Gjithashtu vlerësojmë faktin që kanë treguar kujdes në shmangien e viktimave dhe të lënduarve. Shumë banorë nuk janë të përfshirë, por ja që jetojnë aty”, tha Arvizu.
Ai gjithashtu bëri thirrje për dënimin e të arrestuarëve në përputhje me ligjin dhe faktet, duek shmangur spekulimet.
“Është e rëndësishme që aksioni të pasohet me arrestime, ndjekje penale e dënime. Por kjo në bazë të fakteve dhe jo spekulimeve”, u shpreh ambasadori amerikan.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *