Policia arrestoi kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, për shpërdorim të detyrës. Ndërkohë ka një masë arresti edhe për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajtin, por ende të paekzekutuar. Ky i fundit deklaron se nuk ka dijeni për një gjë të tillë. Gjykata dha masën e arrestit me burg
Policia arrestoi kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, për shpërdorim të detyrës. Ndërkohë ka një masë arresti edhe për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajtin, por ende të paekzekutuar. Ky i fundit deklaron se nuk ka dijeni për një gjë të tillë.
Gjykata dha masën e arrestit me burg për Florenc Hoxhën për shpërdorim të detyrës, duke mos prishur ndërtimet pa leje. Prokuroria bën me dije se Hoxha ka prishur ndërtime kur nuk duhej dhe ka lejuar ndërtime të tjera pa leje. Në dojen e tij hetimore thuhet se Florenc hoxha ka lejuar 20 ndërtime pa leje dhe ka prishur të tjera në mënyrë përzgjedhëse. Në Prokurorinë e Përgjithshme regjistrohen katër procedime penale ndaj tij.
Ndërsa Zyhdi Dajti akuzohet për veprime në mospërputhje me vendimin e gjykatave. Ai ka pezulluar punimet për dy objekte, kundër vendimit të Gjykatës, duke sjellë pasoja të rënda financiare për to.
Nga ana tjetër, Dajti ka thënë për News 24, se ai nuk është në dijeni të masës së arrestit dhe se është i gatshëm të dorëzohet, pasi ka vepruar në përputhje me ligjin.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *