Balla-Opozitës: Tregoni lidhjen me Gate Mahmutajn

Parlamenti përfshihet nga debatet për Lazaratin. Deputeti socialist Taulant Balla i kërkoi Sali Berishës të japë llogari në Parlament nëse ai ka bashkëpunuar me Gate Mahmutajn apo jo. Ndërsa demokrati Edi Paloka tha se kapot ndodhen në Tiranë dhe aksioni është i sajuar. Sipas Ballës në telefonat e të arrestuarëve gjendet numri i Berishës. “Dy

Parlamenti përfshihet nga debatet për Lazaratin. Deputeti socialist Taulant Balla i kërkoi Sali Berishës të japë llogari në Parlament nëse ai ka bashkëpunuar me Gate Mahmutajn apo jo. Ndërsa demokrati Edi Paloka tha se kapot ndodhen në Tiranë dhe aksioni është i sajuar.

Sipas Ballës në telefonat e të arrestuarëve gjendet numri i Berishës.

“Dy pyetje të drejtpërdrejta për ish-kryeministrin Berisha.  A ka biseduar pak minuta para dorëzimit në telefon me Gate Mahmutajn? Si shpjegohet që në shumicën e telefonave të të arrestuarve numri kryesor ishte numri i Berishës. Ai duhet të vijë urgjentisht në sallë dhe të japë llogari për lidhjet me Gate Mahmutaj” , deklaroi Balla.

Akuzave iu përgjigj Paloka duke thënë se Gaten e dëgjuan për here të parë nga PS dhe se kapot e vërtetë janë në Tiranë.

“Unë në lazarat njoh boll njerëz , por Gaten e dëgjova nga ju. Morët një e ngritet që të thoni e kapëm këtë dhe e luftuam drogën. Nuk kanë marrë deputetet e PD parcela me qira në lazarat. E dini shumë mirë. Listën me emra e keni nxjerrë vetë. Dhe nuk kishte emra të deputetëve të PD-së. Kapobandat janë në bllok, janë në Tiranë. Ata i kanë marrë parcelat. Kapobandat janë këtu”, tha Paloka.

/Panajot Dybeli/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar