Spanjë-Kili, skuadrat pranojnë vetëm fitore

Spanja dhe Kili do të përballen sot në orën 21:00 (me orën shqiptare)në “Maracana”, ku Spanja kthehet për një fitore të domosdoshme pas humbjes 5-1 me Holandën në ndeshjen hapëse. Ndërsa Kili vjen nga një fitore 3-1 me Australinë. Megjithatë Spanja vjen me shpresë pasi edhe në turnetë e kaluar e ka nisur ngadalë, duke

Spanja dhe Kili do të përballen sot në orën 21:00 (me orën shqiptare)në “Maracana”, ku Spanja kthehet për një fitore të domosdoshme pas humbjes 5-1 me Holandën në ndeshjen hapëse. Ndërsa Kili vjen nga një fitore 3-1 me Australinë.

Megjithatë Spanja vjen me shpresë pasi edhe në turnetë e kaluar e ka nisur ngadalë, duke humbur me Zvicrën në hapje të botërorit  2010, dhe me barazim me Italinë në ndeshjen hapëse të evropianit të 2012. Në të dy rastet ngriti trofeun në fund.

“Maracana është e veçantë për secilin lojtar. Dëshira e vetme është që rezultati të jetë ndryshe dhe që ne të fitojmë”, ka thënë mesfushori spanjoll Juan Mata.

Spanja nuk ka humbur asnjëherë dy ndeshje rresht nën drejtimin e Vicente del Bosque që prej vitit 2008. Përveç kësaj statistikat e shohin si favorite kundrejt Kilit.

Spanja dhe Kili janë përballur dhjetë herë tetë, ku tetë kanë qenë fitore për Spanjën, ndërsa dy ndeshje përfunduan barazim. Por sot Vidal, Sanchez dhe Edu Vargas do të tentojnë të fitojnë për herë të pare, ndërsa Spanja duhet të fitojë nëse kërkon të vazhdojë më tej aventurën në “Brazil 2014”.

spnjkili

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar