Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e Mahmutaj, duke u krenuar me punën e policisë, përmes një postimi në Twitter. “Policia e Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë me operacionin për fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e droges!” shkruan Rama. Kreu i qeverisë kërkon mbështetje dhe
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e Mahmutaj, duke u krenuar me punën e policisë, përmes një postimi në Twitter.
“Policia e Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë me operacionin për fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e droges!” shkruan Rama. Kreu i qeverisë kërkon mbështetje dhe mirënjohje ndaj forcave të policisë.
Gjithashtu Rama ironizoi deklaratën e SHQUP-it duke i kujtuar PD-së se ishte 8 vjet në pushtet dhe nuk bëri asgjë. “S’di a duhet qarë a qeshur me SHQUP-in që thotë se operacioni është fryt i presionit të PD! Po a ishin 8 vjet në pushtet para së të bëheshin Shqup?” pyet Rama në Twitter.
Ndërkohë kryeministri Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *