Në një deklaratë për mediat, në mbyllje të mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Punës, ministri Veliaj bëri të ditur marrjen e vendimit për rritjen e pensioneve. “Në muajin korrik pensionet do të rriten me 2%, Ky është një lajm i mirë se pensionet po i rrisim më shumë se çka qenë rritja ekonomike e vendit,”
Në një deklaratë për mediat, në mbyllje të mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Punës, ministri Veliaj bëri të ditur marrjen e vendimit për rritjen e pensioneve.
“Në muajin korrik pensionet do të rriten me 2%, Ky është një lajm i mirë se pensionet po i rrisim më shumë se çka qenë rritja ekonomike e vendit,” – deklaroi Veliaj. Sipas tij vendi ka patur një rritje ekonomike prej 1.5%.
Më tej ai theksoi se Këshilli Kombëtar i Punës aprovoi skemën e re për pensionet dhe se mosha e pensionit për minatorët është ulur në 55 vjeç.
/Erges Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *