Basha në Sarandë: Zgjedhjet në PD vendimtare për gjithë shqiptarët

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dhe fushata zgjedhore me këtë rast, janë vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e kësaj partie, por edhe të gjithë shqiptarëve. Kështu deklaroi kreu i demokratëve, Lulzim BAsha gjatë vizitës së tij në strukturat lokale të PD-së në Sarandë. Basha tha se zgjedhjet në partinë demokratike do t’u shërbejnë jo vetem

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dhe fushata zgjedhore me këtë rast, janë vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e kësaj partie, por edhe të gjithë shqiptarëve. Kështu deklaroi kreu i demokratëve, Lulzim BAsha gjatë vizitës së tij në strukturat lokale të PD-së në Sarandë.

Basha tha se zgjedhjet në partinë demokratike do t’u shërbejnë jo vetem demokratëve por të gjithë shqiptarëve që nuk pajtohen me krimin dhe që kërkojnë të qeverisen nga njerëz intelektualë dhe të përgjegjshëm. Sipas tij qeveria ka emëruar në poste drejtuese persona me precedentë penale dhe të inkriminuar dhe kjo duhet të ndryshojë.

Ndërsa udhëzimi i tij për një kufizim dhe papajtueshmëri të mandateve ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjitha, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të Partisë Demokratike, deklaroi Basha në Sarandë.

Gjatë takimit Basha shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, ata me teserën e dhjetorit  të vitit 1990 si dhe ata me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar