Policia tenton të organizojë një operacion antidroge në Lazarat, por pritet me të shtëna armësh. Shkëmbimi i zjarrit nisi mbrëmjen e djeshme, kur Lazaratasit kuptuan që ishin rrethuar nga forcat e rendit. Si pasojë mbeti aksidentalisht i plagosur një person, banor i fshatit, i cili ndodhej në kopshtin e tij. Policia identifikoi personat e armatosur
Policia tenton të organizojë një operacion antidroge në Lazarat, por pritet me të shtëna armësh. Shkëmbimi i zjarrit nisi mbrëmjen e djeshme, kur Lazaratasit kuptuan që ishin rrethuar nga forcat e rendit. Si pasojë mbeti aksidentalisht i plagosur një person, banor i fshatit, i cili ndodhej në kopshtin e tij.
Policia identifikoi personat e armatosur dhe lokalizoi vendndodhjen e tyre në banesën e Gate Mahmutajt. Ata akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndës narkotike. Gjithashtu bëhet me dije se edhe sipërfaqja me bimë narkotike ndodhet pranë banesës së këtij shtetasi. Gate Mahmutaj është ish-i burgosur i dënuar me 22 vjet burg, që ka përfituar nga amnistia.
Në operacion marrin pjesë rreth 500 policë të forcave speciale RENEA, forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë së Gjirokastrës. Ata ndodhen në fshatin e Lazaratit ku vazhdon shkëmbimi i zjarrit me kultivuesit e drogës, që prej mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë policia i bën thirrje banorëve të distancohen nga trafikantët dhe të bashkëpunojnë me shtetin dhe thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Ky aksion në Lazarat vjen pas shumë të tjerëve që janë ndërmarrë në zona të ndryshme të vendit për identifikimin e asgjësimin e sipёrfaqeve tё kultivuara me bimё narkotike. Numri një i policisë Artan Didi tha se Lazarati do të kontrollohet ashtu si çdo zonë tjetër e vendit. Burime nga policia njoftojnë se nuk do të tërhiqen deri në asgjësimin e plotë të parcelave me kanabis dhe kapjen e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë.
/Erges Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *