Studime të reja për sëmundjet e kockave

Një injeksion i vetëm ndaj qelizave staminale pas operacionit në menisk të gjurit mund të japë lehtësim nga dhimbjet dhe të ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e kockave. Këtë e ka vërtetuar një studim i botuar në  ‘Journal of Bone and Joint Surgery’. Ky është një lajm i mirë për personat që janë të prekur

Një injeksion i vetëm ndaj qelizave staminale pas operacionit në menisk të gjurit mund të japë lehtësim nga dhimbjet dhe të ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e kockave. Këtë e ka vërtetuar një studim i botuar në  ‘Journal of Bone and Joint Surgery’.

Ky është një lajm i mirë për personat që janë të prekur nga sëmundja e gjunjve. Në SHBA çdo vit bëhen më shumë se një million proceduara për të shmangur dhimbjet e kockave të gjurit.

Ky eksperiment u provua në 55 pacientë rreth moshës 18 deri 60-vjeçare. Pasi ata provuan injektimin e posaçëm në gju, pas operacionit të nënshtruar, rezultati ishte se ndjenin një reduktim të ndjeshëm të dhimbjeve të kockave e se pas një viti ata kanë përjetuar 15% më shumë rezultate pozitive se sa zakonisht.

Me pak fjalë, Thomas Vangsness autori i këtij studimi, ortoped e kirurg në Universitetin e Californisë tregon se edhe doza të larta të qelizave burimore mund të injektohen në mënyrë të sigurtë në gju, pa formimin e indeve anormale.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar