Kasijas: Unë shkatërrova gjithçka

Portieri spanjoll  Iker Casillas ka marrë përgjegjësinë e tij  në shpartallimin e pësuar të premten kundër Holandës (5-1). “Holanda ka një lojë fenomenale dhe ne nuk ishim në lartësinë e duhur. E pranojmë që nuk ishim mirë, por ajo që ndodhi ndodhi. Ishte një ndeshje në të cilën Holanda ishte mirë dhe ne ishim shumë

Portieri spanjoll  Iker Casillas ka marrë përgjegjësinë e tij  në shpartallimin e pësuar të premten kundër Holandës (5-1).

“Holanda ka një lojë fenomenale dhe ne nuk ishim në lartësinë e duhur. E pranojmë që nuk ishim mirë, por ajo që ndodhi ndodhi. Ishte një ndeshje në të cilën Holanda ishte mirë dhe ne ishim shumë larg nga ajo që ne bëjmë “, tha Kasijas.

Portierit spanjoll  nuk i ka munguar edhe premtimi  kundër Kilit. “Ne duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Kilit si të ishte fundi i kësaj bote. Kjo është një ndeshje  ku ne mund të kemi shpresa të mira”, thotë portieri.

Pas ndeshjes së djeshme, Kasijas është i përgatitur për kritikat që ekipi spanjoll do të marrë.

“Ne nuk mund ta kthejmë  në dramë. Ne jemi kampionët e botës, jemi të pjekur dhe dimë  sesi të sillemi me kritikat. Kjo është normale. Ne duhet të durojnë, të punojmë  dhe të përgatitemi për ndeshjen me Kilin”, përfundoi  portieri spanjoll.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar