Athinë, ekzekutimi i shqiptarit për larje hesapesh

Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati ndaj tij në Athinë. Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, atentati dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Leontiou në lagjen “Neo Kosmo”, ndërkohë që emri i viktimës nuk bëhet i ditur. Mësohet se shqiptari

Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati ndaj tij në Athinë. Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, atentati dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Leontiou në lagjen “Neo Kosmo”, ndërkohë që emri i viktimës nuk bëhet i ditur.

Mësohet se shqiptari fillimisht ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit, por më pas ai ka humbur jetën gjatë rrugës. Mediat vendase flasin për një atentat të organizuar ndaj shqiptarit, pasi agresorët i kishin ngritur një kurth, duke e qëlluar 38-vjeçarin në momentin që po hynte në pallatin ku banonte. Viktima mori plagë fatale në kokë dhe në trup nga plumbat e një pistolete. 38-vjeçari ka qenë i njohur për policinë greke, pasi është person me disa precedentë penalë.

/Enerida Malo/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar