Laç, arrestohet polici që trafikonte armë

Një polic i dyshuar për trafikim armësh dhe mbështetje të grupeve kriminale ne qytetin e Laçit është arrestuar pasditen e djeshme nga kolegët e tij. I arrestuari në flagrancë  është inspektori Ramazan Guri, 45-vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Laç. Guri akuzohet për grumbullim të municioneve dhe trafikimin e

Një polic i dyshuar për trafikim armësh dhe mbështetje të grupeve kriminale ne qytetin e Laçit është arrestuar pasditen e djeshme nga kolegët e tij.

I arrestuari në flagrancë  është inspektori Ramazan Guri, 45-vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Laç. Guri akuzohet për grumbullim të municioneve dhe trafikimin e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e policit janë gjetur si provë materiale:

1 automatik mod 56,
7 pushkë automatike,
2 çifte pa leje,
8 granata dore,
2 pako tritol,
3500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Inspektori i policisë akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve”.

/Erges Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar