Shpërthen “Manita”, “tulipanët” turpërojnë kampionët

Spanja turpërohet nga “tulipanët” e Hollandës, të cilët j’u dhanë  leksion futbolli ekipit të Del Bosques. Ndeshja e vlefshme për grupin B ka përfunduar me rezultatin e thellë 5-1 në favor të Hollandës. Kështu, Holanda u hakmorr  për humbjen e pësuar 4 vite më parë në finalen e Afrikës së Jugut. Siparin e golave e

Spanja turpërohet nga “tulipanët” e Hollandës, të cilët j’u dhanë  leksion futbolli ekipit të Del Bosques. Ndeshja e vlefshme për grupin B ka përfunduar me rezultatin e thellë 5-1 në favor të Hollandës. Kështu, Holanda u hakmorr  për humbjen e pësuar 4 vite më parë në finalen e Afrikës së Jugut.

Siparin e golave e çeli Xabi Alonso në minutën e 27 nga pika e bardhë e penalltisë, por ky avantazh zgjati vetëm 17 minuta kur Van Persie në minutën e 44 shënoi një perlë të vërtetë duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm duke u karakterizuar nga dominimi total i Hollandës. Robben kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 53 me një aksion individual.

Por festivali i golave nuk u mbyll me kaq, pasi në minutën e 64 De Vrij çoi në delir tifozët hollandez.                                         Vlen për t’u theksuar se ky gol ishte i dyshimtë për një faull ndaj Casillas.

Kjo u dha zemër lojtarëve hollandezë që të vazhdonin thellimin e rezultatit. Pikërisht në minutën e 71 Van Persie shënoi golin e 4-ërt  pas një gafe të Casillas.

Ishte Robben ai që vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes me golin e 5-të në minutën e 81, duke e shkërmoqur përfundimisht “ furinë” e Del Bosques.

Në minutat e mbetura lojtarët holandezë shpërdoruan një mori rastesh që mund të katandisnin edhe më keq spanjollët , të cilët duket se harruan titullin e kampionit.

“La Roha“ rrezikon te eleminohet që në fazë të grupeve, ashtu si Italia 4 vite më parë. Kjo tregon se ky Botëror do të jetë sensacional dhe do të na presin shumë surpriza.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar