Kafeja ul rrezikun e diabetit

Sa më shumë kafe  të  gjatë ditës aq më shumë ulni rrezikun e diabetit.  Këto  janë rezultatet e një studimi të kohëve të fundit, sipas të cilit nëse pimë të paktën një filxhan e gjysmë  kafe në ditë, rreziku për zhvillimin e diabetit tipi 2, ulet deri në 11 përqind. Doktori Frank Hu dhe doktoresha Shilpa Bhupathiraju

Sa më shumë kafe  të  gjatë ditës aq më shumë ulni rrezikun e diabetit.  Këto  janë rezultatet e një studimi të kohëve të fundit, sipas të cilit nëse pimë të paktën një filxhan e gjysmë  kafe në ditë, rreziku për zhvillimin e diabetit tipi 2, ulet deri në 11 përqind.

Doktori Frank Hu dhe doktoresha Shilpa Bhupathiraju nga Universiti i Harvard-it ekzaminuan lidhjen mes konsumimit të kafesë dhe rrezikut nga diabeti, duke arritur në përfundime.

Sipas studimit në fjalë, personat që në një moment të jetës së tyre vendosën të konsumojnë më shumë kafe, duke e shtuar masën me 1 filxhan e gjysmë në ditë, për një periudhë 4 vjeçare, në total ata arritën që ta ulin rrezikun e diabetit tipit 2 deri në 11 përqind në krahasim me ata që pinin më pak kafe.

Ky studim doli gjithashtu në konkluzionin se ata persona që hoqën dorë nga konsumi e kafesë me një filxhan më pak në ditë, në pak vite rreziku për tu prekur me diabet tipit 2 u rrit me 17 përqind.

Pirja e kafesë është vetëm një nga faktorët që ul rrezikun e diabetit. Pesha dhe aktiviteti fizik janë dy elementë tepër të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar