Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe zv/kryeministri Niko Pleshi ishte paraditen e sotme në Korçë për të përuruar zyrën e punës, e shtata e hapur në rang kombëtar gjatë qeverisjes së majtë. Gjatë inaugurimit të këtyre ambienteve, për të cilat në mënyrë simbolike është zgjedhur një
Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe zv/kryeministri Niko Pleshi ishte paraditen e sotme në Korçë për të përuruar zyrën e punës, e shtata e hapur në rang kombëtar gjatë qeverisjes së majtë.
Gjatë inaugurimit të këtyre ambienteve, për të cilat në mënyrë simbolike është zgjedhur një vend që dikur shërbente si kazino, kryeministri u shpreh se qeveria po vendos gurët e themelit për punësimin, duke 3 fishuar fondet për punësimin.
Sipas Ramës, në 4 muajt e fundit janë ofruar 5 mijë vende të reja pune, ndërkohë që duke iu referuar deklaratave të opozitës për mosmbajtje të premtimeve nga qeveria për punësimin, kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria e ka të pamundur të punësojë në shtet 1 milion të papunët që la qeveria Berisha.
Nga ana e tij, ministri i mirëqenies sociale, Erjon Veliaj pasi vlerësoi simbolikën e shndërrimit të një kazinoje në zyrë pune, iu referua shifrave të INSTAT që sipas ministrit konfirmoi punësimin e më shumë se 32 mijë personave.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *