“Ky nuk është futbolli, le të shkojmë në shtëpi nuk jemi respektuar. Nëse kjo është Kupa e Botës, më mirë të shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët që shprehën zemërimin e trajnerit Kovaç. Polemika shpërtheu nëpër botë sapo arbitri japonez Nishimura fërshëlleu dënimin pas rënies së Fred. Kupa e Botës nuk filloi në mënyrën më të
“Ky nuk është futbolli, le të shkojmë në shtëpi nuk jemi respektuar. Nëse kjo është Kupa e Botës, më mirë të shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët që shprehën zemërimin e trajnerit Kovaç.
Polemika shpërtheu nëpër botë sapo arbitri japonez Nishimura fërshëlleu dënimin pas rënies së Fred. Kupa e Botës nuk filloi në mënyrën më të mirë. Niko Kovaç u shpreh se ajo që i ndodhi Kroacisë ishte një turp i pashpjegueshë m.
Neymar duket se mori Brazilin për dore me lojën e tij. Ndeshja zhbllokohet ne minutën e 11’ me një autogol të Marcelos, por Brazili kundërpërgjigjet shpejt me anë të Nejmar i cili në minutën e 29’çon gjithcka në baraspeshë .
Sipari i golave nuk mbyllet këtu sepse në minutën e 70’ Fred “vjell” një penallti e cila ngriti shumë polemika, por për Nishimuran ishte penallti.
Nejmar nuk gabon nga 11 metra duke mposhtur Pletikosan, por festivali i golave nuk mbyllet këtu. Në minutën e 91’ Oskar shënon edhe golin e tretë për Brazilin edhe pse Kroacia po ushtronte shumë presion duke kerkuar golin e barazimit i cili erdhi, por që çuditërisht u anulua nga gjyqtari .
Pas golit të tretë të vendasve fillon festa dhe shumë shpejt gjyqtari fërshëllen fundin.
Pas ndeshjesh nuk munguan edhe akuzat. ” Ne kemi bërë një përshtypje të mirë, kam marrë më të mirën prej djemve ,është një nder që i kam trajnuar.
“Në qoftë se është rigoroze, ne mund të luajmë futboll, por jo basketboll . E gjitha ishte një turp. Nëse kjo është mënyra për të filluar…Kupën e Botës, më mirë të heqim dorë dhe të shkojmë në shtëpi “, thotë Kovach.
Brazil– Humori është krejt ndryshe në shtëpinë e Selecaos. “Një debutim më të mirë se ky nuk mund të ëndërroja”, u shpreh Oscar.
Në fund Marcelo, autori i autogolit tha për vete: “Është mirë kur mbështetesh nga shokët. Isha i qetë sepse e dija se në qoftë se unë nuk do të isha rrëzuar nuk do ta ndëshkoja vendin tim, por ky ishte fati rëndësi ka fitorja” e mbyll Marcelo.
/Ermand Vrapi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *