Pijet e ëmbla, rrezik për shëndetin

Rikthehen kritikat për pijet e ëmbla që sipas mjekëve në të gjithë botën, mund të favorizojnë në krijimin e patologjive të ndryshme, madje edhe të rënda, nëse konsumohen në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme. Alarmi më i fundit vjen nga Aaqib Habib Malik, doktor në Spitalin e Griffin në Connecticut që së bashku me

Rikthehen kritikat për pijet e ëmbla që sipas mjekëve në të gjithë botën, mund të favorizojnë në krijimin e patologjive të ndryshme, madje edhe të rënda, nëse konsumohen në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme.

Alarmi më i fundit vjen nga Aaqib Habib Malik, doktor në Spitalin e Griffin në Connecticut që së bashku me kolegët e tij ka analizuar një seri studimesh të ndërmarra mbi këtë çështje, duke marrë në konsideratë një kampion prej 400 mijë personash, mbi të gjitha fëmijë nën moshën 12-vjeç.

Duke analizuar dhe krahasuar rezultatet e kërkimeve të ndryshme, doli që efektet e pijeve me sheqer, favorizojnë jo vetëm shfaqjen e diabetit por edhe rritjen në mënyrë sistematike të presionit të gjakut, një ndër shkaqet kryesore të patologjive kardiake dhe të aparatit kardiovaskular.

Sipas mjekëve këto pije duhet të shiten me një limit të caktuar, mbi të gjitha për fëmijët

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar