Shkencëtarët britanikë, metodë të re kundër malarjes

Shkencëtarët britanikë po praktikojnë një metodologji të re kundër përhapjes së malarjes. Janë pikërisht mushkonjat e modifikuara gjenetikisht, ato që do të ndikojnë në ngadalsimin e deri në frenimin e ritmeve të përhapjes së kësaj sëmundjeje në shumë vende të botës, veçanërisht në ato afrikane. Shkencëtarët britanikë të Imperial College në Londër testuar me sukses

Shkencëtarët britanikë po praktikojnë një metodologji të re kundër përhapjes së malarjes. Janë pikërisht mushkonjat e modifikuara gjenetikisht, ato që do të ndikojnë në ngadalsimin e deri në frenimin e ritmeve të përhapjes së kësaj sëmundjeje në shumë vende të botës, veçanërisht në ato afrikane.

Shkencëtarët britanikë të Imperial College në Londër testuar me sukses modifikimin e një pjese të një enzime të ADN-së së mushkonjave, e cila bën që mushkonjat vemra të lindin në meshkuj në 95% të rasteve. Kështu, shkencëtarët parashikojnë që brenda një periudhe prej 6 dekadash, popullata e mushkonjave, veçanërisht ato të infektuarat me sëmundjen e malarjes të zvogëlohet me ritme galopante, si pasojë e mungesës së femrave. Kjo njihet ndryshe edhe si metoda e mushkonjave sterile.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, malarja ka nisur të ripërhapet nëpër botë edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2012 kjo sëmundje i mori jetën 627 mijë njerëzve, një pjesë e madhe fëmijë afrikanë.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar