Greqia, reportazh për trafikun e drogës me Shqipërinë (FOTO)

Një gazetë greke publikoi dje në faqen e saj online (newsit.gr) disa foto nga kamerat e policisë kufitare. Në foto tregohen momente, ku trafikantë shqiptarë kalojnë kufirin duke transportuar drogë me krahë apo dhe me kafshë lendë narkotike. “ “Luftë” në kufi me trafikantët e drogës” është titulli i reportazhit që publikon gazeta.  Në shkrim

Një gazetë greke publikoi dje në faqen e saj online (newsit.gr) disa foto nga kamerat e policisë kufitare. Në foto tregohen momente, ku trafikantë shqiptarë kalojnë kufirin duke transportuar drogë me krahë apo dhe me kafshë lendë narkotike.

“ “Luftë” në kufi me trafikantët e drogës” është titulli i reportazhit që publikon gazeta.  Në shkrim thuhet se kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga Lazarati është tepër i madh.

Më tej gazeta greke shkruan edhe për trafikimin e drogës drejt vendeve të europës, si dhe për format e ndryshme të transportimit.

“Lazaratasit trafikojnë hashashin në Greqi, Itali, Hollandë dhe shumë vende të tjera të europës, duke shkaktuar një “luftë” të pashpallur mes policisë kufitare dhe trafikantëve. Trafikantët në mënyrë që t’i shpëtojnë policisë shqiptare bëjnë të pamundurën për ta transportuar drogën me duar mbi supe apo me mushka dhe gomerë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Sipas artikullit, karakteristika është se çmimi i kafshëve transportuese është pesëfishuar dhe tani një gomar kushton deri në 1000 euro.

Reportazhi thotë se kultivimi dhe trafikimi i drogës në Lazarat është kthyer në një biznes ku punësohen dhjetëra të papunë, veçanërisht të rinj.

drg1

drggr-3

/Erges Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar