Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhen sot në Paris për të bindur Francën të votojë pro statusit kandidat për Shqipërinë. Franca nuk e ka dhënë ende vendimin e saj për marrjen ose jo të statusit të kandidatit për BE nga vendi ynë. Kryeministri Rama po përpiqet të sigurojë votën pro të
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhen sot në Paris për të bindur Francën të votojë pro statusit kandidat për Shqipërinë. Franca nuk e ka dhënë ende vendimin e saj për marrjen ose jo të statusit të kandidatit për BE nga vendi ynë. Kryeministri Rama po përpiqet të sigurojë votën pro të Francës në mbledhjen e këshillit të ministrave që do të mbahet në fund të këtij muaji .
Sot pasdite kryeministri Rama do të takojë në Elize presidentin francez Hollande dhe me pas presidentin e senatit Jean Pierre Bel.
Ndërkohë Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, mbërriti sot në Angli për të lobuar për integrimin.
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington, siguroi ministren Gjosha, se Anglia mbështet politikën e zgjerimit në BE dhe aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Unionit, por kjo duhet të jetë e bazuar tek arritjet konkrete.
Por përveç sfidës për të bindur vendet skeptike qeveria shqiptare duket se do të përballet edhe me qëndrimin e Çekisë ndaj Tiranës zyrtare.
Që prej dhjetorit të vitit të kaluar qeveria shqiptare po lobon në të gjitha kryeqytetet e BE për çështjen e statusit të vendit kandidat, por përpjekjet kryesore janë bërë në Berlin, Paris dhe Londër si boshti më i fuqishëm i BE, pasi vendimi i treshes do të ndikojë edhe vendet e tjera skeptike të cilat hezitojnë për të mbajtur të vetme peshën e refuzimit.
/Panajot Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *