Sot pas mesnate, një zjarr i papritur ka përfshirë një shtëpi pranë zonës së elektrikut në Tiranë. Si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur babë e bir. Kryefamiljari bashkë me djalin e tij janë shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës, të cilët neutralizuan menjëherë flakët. Të lënduarit po marrin ndihmë mjëkësorë në spital dhe raportohet se janë jashtë
Sot pas mesnate, një zjarr i papritur ka përfshirë një shtëpi pranë zonës së elektrikut në Tiranë.
Si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur babë e bir. Kryefamiljari bashkë me djalin e tij janë shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës, të cilët neutralizuan menjëherë flakët.
Të lënduarit po marrin ndihmë mjëkësorë në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Dëmet material janë të konsiderueshme.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *