Bananet përmirësojnë humorin dhe i bëjnë mirë trurit

Ngrënia e bananeve ndihmon në qetësimin e nervave është e dobishme kundër depresionit dhe i bën mirë trurit. Vlerat e këtij fruti, të përdorura nga sportistët për të rikuperuar energji, u analizuan nga një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Neuroscience Letters”. Sipas rezultateve, kaliumi që ndodhet me shumicë në këtë frut, mbron

Ngrënia e bananeve ndihmon në qetësimin e nervave është e dobishme kundër depresionit dhe i bën mirë trurit.

Vlerat e këtij fruti, të përdorura nga sportistët për të rikuperuar energji, u analizuan nga një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Neuroscience Letters”.

Sipas rezultateve, kaliumi që ndodhet me shumicë në këtë frut, mbron trurin dhe e mban atë më të ri dhe të stërvitur.

Ndërsa, sa i përket vlerave që banania ka falë vitaminave të grupit B (riboflavin, piridosina, tiamina dhe niacina), ato ndihmojnë në qetësimin e nervave, në sistemin nervor si dhe në relaksim.

Triptofani, një amino acid i përfshirë në sintezën e serotoninës, përdoret për të përmirësuar gjendjen dhe mbrojtjen kundër depresionit.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar