Tashmë është i njohur fakti se rreth nesh janë të shumtë faktorët të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin dhe imunitetin tonë. Ja disa prej këtyre faktorëve, të cilët është mirë t’i shmangni nëse mundeni: 1) Ajri i ndotur rreth jush “vret” ngadalë Studimet kanë vërtetuar se ajri i ndotur rreth jush shkatërron imunutetin tuaj ngadalë.
Tashmë është i njohur fakti se rreth nesh janë të shumtë faktorët të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin dhe imunitetin tonë.
Ja disa prej këtyre faktorëve, të cilët është mirë t’i shmangni nëse mundeni:
1) Ajri i ndotur rreth jush “vret” ngadalë
Studimet kanë vërtetuar se ajri i ndotur rreth jush shkatërron imunutetin tuaj ngadalë. Gjë e cila ndikon në gjendjen tuaj shëndetësore kryesisht, por edhe atë emocionale.
2) Ju qëndroni më shumë ulur gjatë ditës
Në qoftë se keni një punë zyre, ju duhet patjetër të merreni me aktivitet fizik gjatë kohës së pushimit, apo jashtë punës. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, ju bën ju të ndjeshëm dhe nuk lejoni trupin tuaj të fitojë imunitet.
3) Ju zgjidhni produktet e gabuara kozmetike
Zakonisht njerëzit nuk konsultohen me dermatologët për mirëmbajtjen e lëkurës së tyre dhe ushtirmit të kujdesit ndaj saj. Shpesh ju nuk zgjidhni produktet e duhura kozmetike, të cilat t’i përshtaten lëkurës suaj, por nuk kuptoni se kjo ndikon negativisht dhe e dëmton atë.
4) Ju nuk e keni gjumin parësor
Ky është një fenomen që anashkalohet pothuajse nga të gjithë. Mosvënia e gjumit përpara gjithçkaje, ju bën ju të ndjeshëm gjatë çdo aktiviteti që duhet të keni gjatë ditës. Gjumi është i rëndësishëm dhe si i tillë duket të marrë orët që i takojnë gjatë një dite.
5) Ju stresoheni për çdo gjë
Stresi është vrasësi numër një i shëndetit tuaj. Nëse arrini ta luftoni atë ju do të keni jetë më të mirë dhe të mbushur me energji pozitive.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *