Publikohet komunikata që shpall Ramush Haradinajn kryeministër. Media disponon marrëveshjen e firmosur nga Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa që përcakton postet që do të ketë secila forcë në qeveri. Në vijim pritet certifikimi i mandateve të deputetëve dhe emrave të ministrave të qeverisë së re të ndërtuar nga LDK, Nisma për Kosovën dhe
Publikohet komunikata që shpall Ramush Haradinajn kryeministër. Media disponon marrëveshjen e firmosur nga Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa që përcakton postet që do të ketë secila forcë në qeveri.
Në vijim pritet certifikimi i mandateve të deputetëve dhe emrave të ministrave të qeverisë së re të ndërtuar nga LDK, Nisma për Kosovën dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. LDK pritet të marrë ndër të tjera postin e kryeparlamentarit ndërsa NISMA poste ministrore.
Partitë opozitare u bashkuan pas bisedimeve të vazhdueshme duke vendosur formimin e një qeverie të shpresës siç shkruan Haradinaj në faqen e tij zyrtare.
Tashmë Hashim Thaçi dhe PDK do të shkojë në opozitë, pavarësisht fitores së zgjedhjeve. Ndërkaq zëvendëskryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, tha për median se kjo marrëveshje është jokushtetuese. Ai ftoi firmëtarët e marrëveshjes të lexojnë mirë kushetutën para se të marrin vendime.
Në vijim priten të tjera detaje nga zhvillimet në Kosovë dhe formimi i qeverisë së re.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *