Tiranë- Bashkia e Tiranës prezantoi sot projektin për ndërtimin e tramit projektin e linjës së tramit Kombinat-Kinostudio. Prezantimi i projektit u bë nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili thekson se ky projekt është një tjetër premtim që po mbahet. “Sot jam para jush, jo pa gëzim, në këtë prezantim të projektit të parë
Tiranë- Bashkia e Tiranës prezantoi sot projektin për ndërtimin e tramit projektin e linjës së tramit Kombinat-Kinostudio.
Prezantimi i projektit u bë nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili thekson se ky projekt është një tjetër premtim që po mbahet.
“Sot jam para jush, jo pa gëzim, në këtë prezantim të projektit të parë të linjës së tramit Kombinat-Kinostudio. Për realizimin këtij projekti ka interes nga kompanitë më të mëdha të planetit. Jam i gëzuar se Bashkia e Tiranës është gati të nisë zbatimin e këtij projekti të madh që dot ndikojë në cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe atyre që vijnë çdo ditë në kryeqytetin e tyre”, deklaroi Basha.
Gjatë prezantimit të tij kryetari Basha foli edhe për avantazhet e këtij transporti duke nënvizuar shkurtimin e kohës, mbrojtjen e mjedisit dhe koston e përballueshme nga qytetarët.
“Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmojë kohën. Kombinat- Kinostudio në vetëm 24 minuta. Linjat e tramit janë të papenguara nga trafiku. Mund të transportojë deri 90 mijë pasagjerë në ditë, kostoja 50 lekë për person. Realizimi me koncesion ose partneritet publik privat. Do të kemi përmirësim të ndjeshëm të parametrave të mjedisit. Trami i cili funksionon me energji elektrike, do të sjellë një reduktim të prekshëm të ndotjes së atmosferës në Tiranë”, theksoi Basha.
Sipas kryebashkiakut kostoja e transportit sipas studimit parashikohet në 50 lekë / për person, ndërsa çmimi i mesatarizuar, duke përfshirë abonet mujore apo vjetore është 41 lekë/ për person.
“Kostoja e përgjithshme e projektit, vlerësohet të jetë në rendin midis 120 dhe 155.5 milionë euro. Realizimi parashikohet me koncesion ose partneritet publik- privat, ku partneri publik, natyrisht është Bashkia e Tiranës. Përfitimi për lëvizshmërinë e qytetarëve për një kohë të shkurtër, me mjete komode dhe çmime të përballueshme nuk është përfitimi i vetëm. Përfitim drejtpërdrejtë edhe për ata qytetarë që nuk do ta përdorin në mënyrë frekuente shërbimin që do të ofrojë trami është përmirësimi i ndjeshëm i parametrave të mjedisit në qendrën më të dendur të banimit në Shqipëri, ku qarkullimi rrugorë është dhe mbetet ndër burimet kryesore, më kryesori i ndotjes së ajrit. Trami i cili funksionon me energji elektrike do të sjellë një reduktim të prekshëm të ndotjes”.
Për realzimin e plotë të këtij projekti, Bashkia e Tiranës pret mbështetje dhe angazhim financiar edhe nga autoritetet qëndrore.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *