Bulqizrë, banorët djegin centralin e HEC-it në Valikardh

Banorët e komunës Zerqan të Bulqizës në fshatin Valikardhë janë ngirut në protestë dhe kanë vazhduar kështu derisa kanë djegur centralin dhe kampin ku rrinë punonjësit e hidrocentralit. Mbrëmjen e kësaj të hëne banorët e irrituar janë drejtuar drejt hidrocentralit dhe i kanë vënë flakën centralit dhe kampit, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 300

Banorët e komunës Zerqan të Bulqizës në fshatin Valikardhë janë ngirut në protestë dhe kanë vazhduar kështu derisa kanë djegur centralin dhe kampin ku rrinë punonjësit e hidrocentralit.

Mbrëmjen e kësaj të hëne banorët e irrituar janë drejtuar drejt hidrocentralit dhe i kanë vënë flakën centralit dhe kampit, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 300 mijë eurosh sipas burimeve nga firma.

Më pas drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, teksa banorët ishin larguar nga zona. Shkak për protestat e ashpra sipas tyre është bërë mosrespektimi i marrëveshjes me firmën për të krijuar mundësinë e vaditjes në sezon, me ujin e lumit të fshatit dhe Liqenit të Zi.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar