Statusi, Rama dhe Bushati në Francë, takim me Presidentin Hollande

Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati janë nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë. Burime zyrtare bëjne të ditur se gjatë kësaj vizite shefi i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Franccois Hollande për të biseduar mbi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Gjithashtu,

Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati janë nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë.

Burime zyrtare bëjne të ditur se gjatë kësaj vizite shefi i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Franccois Hollande për të biseduar mbi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me përfaqësues të biznesit dhe botës akademike.

Ndërkohë, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha do të jetë në Angli ku do të zhvillojë një takim me ministrin për Europën dhe takime të shumta me anëtarë të Parlamentit britanik. Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi.

Ministrja Gjosha do të bëjë një prezantim të detajuar në lidhje me masat që ka marrë Shqipëria për mundësuar kalimin e kësaj faze në rrugën drejt BE-së.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar