Pjesëmarrja e serbëve në veri për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovë dhe mbajtja e votimeve pa probleme janë sukseset e këtyre zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kështu shkruan e përditshmja e Bostonit, The Christian Science Monitor, cituar nga telegrafi.com. Ndërsa analisti dhe ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Serwer, thotë se
Pjesëmarrja e serbëve në veri për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovë dhe mbajtja e votimeve pa probleme janë sukseset e këtyre zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kështu shkruan e përditshmja e Bostonit, The Christian Science Monitor, cituar nga telegrafi.com.
Ndërsa analisti dhe ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Serwer, thotë se zgjedhjet duken të pastra para syve të shumë vëzhguesve dhe përbëjnë një ‘bazë të shëndoshë’ për zhvillimet e mëtejshme.
Sipas tij sfida e ardhshme e qeverisë është ajo ekonomike. Ai thotë se vendi ka bërë përmirësime që nga shpallja e pavarësisë, por është ende larg synimeve, prandaj duhet të përcaktojë planin e progresit për katër vitet e ardhshme.
“Kosova ka nevojë për më shumë investime për të krijuar vende pune për popullatën e saj të re me rritje të shpejtë. Një drejtim i duhur do të ishte përmirësimi i kushteve për investime private, vendëse dhe ndërkombëtare”, thotë Serwer.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *