Dortmundi “rrëmben” bomberin Ciro Immobile

Bomberi italian Ciro Immobile do të jetë futbollist i Borusias së Dortmundit për pesë vitet e ardhshme. Lajmin është konfirmuar mbrëmë zyrtarisht nga klubi gjerman, duke mos dhënë detaje financiare për blerjen e sulmuesit më të mirë të Serisë A për sezonin që sapo përfundoi (22 gola me Torinon). Transferta e 24-vjeçarit Immobile është përforcimi i

Bomberi italian Ciro Immobile do të jetë futbollist i Borusias së Dortmundit për pesë vitet e ardhshme.

Lajmin është konfirmuar mbrëmë zyrtarisht nga klubi gjerman, duke mos dhënë detaje financiare për blerjen e sulmuesit më të mirë të Serisë A për sezonin që sapo përfundoi (22 gola me Torinon).

Transferta e 24-vjeçarit Immobile është përforcimi i dytë në repartin sulmues të Dortmund pas përfundimit të kontratës dhe largimit drejt Bajernit të Mynihut të polakut Robert Leëandoëski, shenuesi më i mirë i Bundesligë me 20 gola.

Në fillim të prillit Dortmundi njoftoi blerjen e qendërsulmuesit kolumbian të Hertës së Berlinit, Adrian Ramos, me një kontratë katër vjeçare.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar