28 oficerë të policisë rrugore janë shkarkuar sot nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pas konstatimit të disa shkeljeve. Mes tyre janë 10 efektivë, ndaj të cilëve është marrë masë për shkelje të detyrës dhe plotësimit nga ana e tyre të gjobave në mënyrë fiktive dhe abuzive. Largimi i efektivëve nga puna ka ardhur pas 3
28 oficerë të policisë rrugore janë shkarkuar sot nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pas konstatimit të disa shkeljeve.
Mes tyre janë 10 efektivë, ndaj të cilëve është marrë masë për shkelje të detyrës dhe plotësimit nga ana e tyre të gjobave në mënyrë fiktive dhe abuzive.
Largimi i efektivëve nga puna ka ardhur pas 3 muajsh hetime të bëra nga Drejtoria e Standarteve pas ankesave të bëra nga qytetarët për gjoba të vendosura në mënyrë abuzive. Mes tyre është është shefi i qarkullimit rrugor, Dritan Bonaj, i cili është pezulluar nga detyra, duke u ulur edhe në gradë.
Vendimi për shkarkimin e 28 policëve, është marrë gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura mes drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit në Tiranë.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *