Rama: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për suksesin e integrimit

Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane. Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi evropian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se

Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane.

Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi evropian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare e sheh atë në radhë të parë, si procesi i ndërtimit të Europës brenda vendit.

“Integrimi europian në vetvete është për vende si Shqipëria si dhe për vendet e rajonit është  më i rëndësishëm se anëtarësimi, sepse është i vetmi instrument i modernizimit real dhe i ndryshimit real.”

Në këtë proces, u shpreh Kryeministri Rama,  ndihma e mbështetja e Austrisë ka qenë dhe mbetet për Shqipërinë, me rëndësi. “Për qeverinë tonë, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian është një rrugëtim drejt prosperitetit në paqe, liri dhe dinjitet. Unë shpresoj që ndërkohë që  Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj të brendshëm të zhvillimit dhe transformimit dhe Austria të vazhdojë të jetë krah nesh, të jetë gjithnjë e më pranë nesh për të na shtyrë drejt drejtimit të duhur duke na ndihmuar në drejtimet ku duhet të ecim më shpejt”, theksoi Kreu i Ekzekutivit. Kryeministri konsideroi gjithashtu një sfidë, rilindjen e imazhit të Shqipërisë.

“Qeveria shqiptare po bën përpjekje për formalizimin e sektorëve informalë të ekonomisë dhe ka ndërmarrë reformën në sistemin e taksimit për të siguruar rritje ekonomike që bazohet në drejtësinë sociale,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama duke iu përgjigjur interesit të pjesëmarrësve të këtij forumi.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar