Luis Enrikue, tekniku i ri i Barcelonës

Luis Enrikue do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, duke pasuar argjentinasin Gerardoo Martino, i quajtur ndryshe “Tata”. “El Mundo Deportivo” shkruan se tekniku asturian ka një kontratë njëvjeçare me Celta Vigon me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, por ka miratimin e klubit që mund të shkojë në një tjetër pankinë pa qenë nevoja të paguhet

Luis Enrikue do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, duke pasuar argjentinasin Gerardoo Martino, i quajtur ndryshe “Tata”.

“El Mundo Deportivo” shkruan se tekniku asturian ka një kontratë njëvjeçare me Celta Vigon me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, por ka miratimin e klubit që mund të shkojë në një tjetër pankinë pa qenë nevoja të paguhet klauzola prej 3 milionë eurosh siç është folur më parë.

Luis Enrikue ka luajtur me Barcelonën në vitet 1996-2004. Pasi la futbollin aktiv u bë teknik i Romës në sezonin 2011-2012 dhe i Celta Vigos që nga fillimi i këtij sezoni. Ai ka trajnuar edhe Barcelonën B në sezonet 2008-2011.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar