Pronarët që do të shpronësohen nga ndërtimi i Unazës Lindore të Tiranës (në zonën e Lundrës dhe Farkës së Madhe) do të kompensohen me 448 lekë për metër katror. Ky është çmimi që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka caktuar për 105 pronarë që do të preken nga ndërtimi i këtij segmenti rrugor. Gjithsej ministria
Pronarët që do të shpronësohen nga ndërtimi i Unazës Lindore të Tiranës (në zonën e Lundrës dhe Farkës së Madhe) do të kompensohen me 448 lekë për metër katror. Ky është çmimi që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka caktuar për 105 pronarë që do të preken nga ndërtimi i këtij segmenti rrugor.
Gjithsej ministria ka vënë në dispozicion 61.239.472 lekë për kompensimin, ndërsa ka botuar në fletoren zyrtare kërkesën për shpronësim. Personat që preken nga kjo gjë mund të mësojnë sasinë e dëmshpërblimit që parashikon ligji.
Ndër të tjera në publikimin zyrtar thuhet se pronarët që kanë kundërshtime në lidhje me çmimin, sipërfaqen apo çdo gjë tjetër, kanë të drejtën të paraqesisn pretendimet e tyre, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *