Personalitete të shquara të fushës së mjekësisë nga Shqipëria dhe Turqia kanë marrë pjesë në konferencën e titulluar “Bluzat e Bardha”, të organizuar në ambientet e Universitetit të Haceteppe-së në Ankara të Turqisë. E veçanta e kësaj koneference ishte se përkrah emrave të njohur të mjekësisë shqiptare dhe asaj turke morën pjesë edhe shumë studentë
Personalitete të shquara të fushës së mjekësisë nga Shqipëria dhe Turqia kanë marrë pjesë në konferencën e titulluar “Bluzat e Bardha”, të organizuar në ambientet e Universitetit të Haceteppe-së në Ankara të Turqisë.
E veçanta e kësaj koneference ishte se përkrah emrave të njohur të mjekësisë shqiptare dhe asaj turke morën pjesë edhe shumë studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë që vazhdojnë studimet e tyre në universitetet turke. Ishte pikërisht iniciativë e studentëve shqiptarë të mjekësisë në Universitetin Haccetepe të Ankarasë që mundësoi realizimin e kësaj konference.
Konferenca pati një larmi temash të paraqitura ku u pritën mjaft me interes nga pjesëmarrësit. Gjithashtu në këtë konferencë u theksua qartë nevoja e studentëve shqiptarë për bashkëpunim mes njëri-tjetrit.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *