Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë në Turqi. Gjatë kësaj vizite ministri do të takohet me homologun turk z. Ahmet Davutoglu dhe Kreun e Komisionit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi, z. Rifat Sait. Ministria e Jashtme thotë se vizita e ministrit Bushati realizohet pas ftesës së homologut turk Davutoglu në kuadër të bashkëpunimit
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë në Turqi.
Gjatë kësaj vizite ministri do të takohet me homologun turk z. Ahmet Davutoglu dhe Kreun e Komisionit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi, z. Rifat Sait.
Ministria e Jashtme thotë se vizita e ministrit Bushati realizohet pas ftesës së homologut turk Davutoglu në kuadër të bashkëpunimit të një rëndësie strategjike mes dy vendeve , me qëllim thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Pas vizitës në Ankara, ministri do të takohet me përfaqësues të biznesit shqiptar, konsujt e nderit si dhe komunitetitin shqiptar në qytetin e Stambollit.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *