Terror në një shkollë në Gjirokastër, ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një mësues i ka vënë vetes flakë dhe ka terrorizuar nxënësit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën Industriale në Gjirokastër, rreth orës 08:00 ku sapo kishte filluar edhe mësimi. Mësuesi 60 vjeçar Laze Harshova hodhi mbi veten e tij benzinë dhe më pas
Terror në një shkollë në Gjirokastër, ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një mësues i ka vënë vetes flakë dhe ka terrorizuar nxënësit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën Industriale në Gjirokastër, rreth orës 08:00 ku sapo kishte filluar edhe mësimi.
Mësuesi 60 vjeçar Laze Harshova hodhi mbi veten e tij benzinë dhe më pas i vuri flakën. Kanë qenë kolegët e tij ata të cilët dhanë ndihmën e parë, por mësuesi është transportuar në spital sepse ka dëmtime në fytyrë.
Policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, për të zbuluar shkaqet që çuan mësuesin që të merrte këtë vendim.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *